Transmetuar më 27-08-2013, 10:40

Tiranë, 27 gusht 2013, NOA – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Një vajzë 27-vjeçare është sulmuar me acid në fytyrë. Ngjarja shokuese ka ndodhur në zonën përreth Kodrave të Liqenit Artificial.

Sipas të dhënave të para, vajza është sulmuar teksa ka qenë duke ecur në rrugë nga persona ende të panjohur, teksa gjendej në një nga rrugicat përballë fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit.

27-vjeçarja me inicialet V.D., nga Vlora dhe me banim në Tiranë, është dërguar me urgjencë në Spitalin e Ushtarak në Tiranë për të marrë ndihmën e parë. Mësohet se gjendja e saj shëndetësore është e rëndë. Pacientja ka djegie të shkallës tretë. Ka dëmtime të shumta, në fytyrë dhe trup.

Policia thotë se ka nisur hetimet për gjetjen e autorëve të ngjarjes. Dyshet se sulmi është bërë në shenjë hakmarrjeje, ose xhelozi ndaj vajzës. Ajo ishte administratore e një Call-Center në Tiranë.

Policia ka shoqëruar tre persona që po pyeten për ngjarjen ndërkohë që po merret në pyetje edhe kushërira (vajza e xhaxhait) që e shoqëronte, si dhe dëshmitarë të tjerë.

Sulmet me acid ndaj femrave janë një fenomen që njihet në vendet si Afganistani dhe Pakistani, ku vajzat sulmohen për shkaqe xhelozie, ose nga fondamentalistët islamikë. Në Shqipëri ky është rasti i dytë i kohëve të fundit kur femrat sulmohen me acid. Rasti i mëparshëm është ai i sulmit me acid ndaj një gjyqtareje.

a.k/noa.al (vijon…)

Te ngjashme: Arrestohet shkodrani, shpërfytyroi avokaten italiane me acid. Një tjetër shqiptar në kërkim

Sulm në Indi, 4 motrave u hidhet acid në trup

Rrëfehet gjyqtarja: Si më sulmoi agresori me acid (VIDEO)

Vret veten valltarja, grua e një deputeti që i shkatërroi fytyrën me acid (Pamje të rënda)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit