Transmetuar më 27-08-2013, 09:37

SHBA, 27 gusht 2013, NOA- Testimi makinave nga Administrata Kombëtare e Trafikut në Rrugë  në SHBA ka nxjerrë si modelin më të sigurt Tesla S. Ky model arriti një rekord të ri prej 5.4 yjesh.

Vlerësimi i kësaj makine pak të njohur në Europë ju dha për grancinë që ka mjeti në raste aksidenti.

Tesla S ka avantazhin se përpara nuk ka një bllok motorik të madh, duke krijuar kështu një hapësirë më të madhe për të përthithur përplasjen e shpejtësisë së madhe. Për testin e përplasjes anësore, që mbahet si më i vështiri për t’u kaluar, modeli S ishte e vetmja makinë në kategorinë “mirë” krahasuar me 1% të makinave të tjera më të mira.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit