
Të dhënat po ngarkohen...

Korçë, 27 gusht 2013, NOA – Debatet për pronën kanë përfunduar në përdorimin e armëve mes dy të afërmve në qytetin e Korçës.
Pëllumb Kamberi ka plagosur me armë gjahu nipin e tij Andrea Pojani 30-vjeç, pas një sherri për motive pronësie. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen Nr. 6, pranë shkollës “Naim Frashri” në Korçë.
I plagosuri është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë. Policia ka arrestuar Pëllumb Kamberin me akuzën për tentativë vrasje.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
