

Tiranë, 26 gusht, NOA – Stacioni i biçikletave “Ecovolis” pranë stadiumit “Dinamo” në kryeqytet është sulmuar sot nga disa të rinj, të cilët pasi e kanë shkatërruar strukturën mbrojtëse të tij, kanë vjedhur mbi 10 biçikleta.
Që prej fillimit të nismës “Ecovolis”, në shtatë stacionet e instaluara në kryeqytet, mbi 250 biçikleta kanë rënë pre të vjedhjeve nga qytetarë të pandërgjegjshëm, të cilët nuk ngurojnë të lënë mjetet e tyre të identifikimit për t’i marrë biçikletat në përdorim e për mos u kthyer më kurrë.
Në zyrat e “Ecovolis” gjenden qindra karta identiteti dhe pasaporta të vjetra, por dhe biometrike.
Ndërsa nga denoncimet e bëra, disa prej autorëve nuk kanë arritur të udhëtojnë jashtë vendit, pasi këto denoncime figurojnë në dosjet e tyre, duke mundësuar kështu ndalimin e tyre në postet kufitare. /e.t/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





