

Tiranë, 26 gusht, NOA – Sipas MeteoAlb: Ditën e martë, 27 gusht 2013, në orët e para, territori shqiptar do karakterizohet nga vranësira në veri-qendër të cilat gjatë mesditës do të fuqizohen dhe për pasojë rrebeshe shirash afat-shkurtër do të bien në këto zona. Ndërsa kthjellime dhe vranësira kalimtare do të ketë në zonat jugore të vendit.
Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në zonat jugore dhe qendrore ndërsa zonat veriore dhe veriperëndimore do të mbeten me vranësira dhe shira të konsiderueshëm. Edhe gjatë natës, veriperëndimi i territorit shqiptar do të vijojë me vranësira dhe shira të herë pas hershëm.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë gjatë mëngjesit por mesdita do të sjellë rënie me 1-2 gradë të temperaturave në zonat veriore dhe qendrore.
ruajnë vlera konstante gjatë mëngjesit ndërsa një rënie e lehtë e temperaturave të mesditës do të ndodhë vetëm në zonat verilindore.
Era do të fryjë kryesisht mesatare, me shpejtësi deri në 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor-Jugor duke gjeneruar në det, dallgëzim deri në 5 ballë.
Europa
Do të vijojë moti me vranësira dhe shira të herë pas hershëm në zonën e Alpeve Evropiane dhe vendet përreth deri në Ballkanin Perëndimor. Po ashtu, persistenca e qendrës ciklonare në brigjet tuniziane do të bëjë që Mesdheu Perëndimor të mbetet me vranësira dhe shira të përkohshëm. Edhe brigjet perëndimore të Norvegjisë paraqiten me vranësira të dendura dhe shira të konsiderueshëm, gjatë gjithë ditës.
Perëndimi dhe Verilindja e kontinentit si dhe një pjesë e madhe e Evropës Lindore do të karakterizohen nga kthjellime dhe vranësira kalimtare. /e.t/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





