

Mitrovicë, 26 gusht, NOA – Situata në veriun e Mitrovicës, gjatë javës së fundit ka qenë e qetë, por nuk mund të thuhet edhe e qëndrueshme.
Ky ka qenë përfundimi në të cilin kanë dalë krerët e Komunës së Mitrovicës dhe përfaqësuesit e strukturave të sigurisë, gjatë një takimi të Komitetit për siguri publike.
Duke marrë në konsideratë incidentet e fundit aty, ata kanë pohuar se probleme janë duke shkaktuar strukturat ilegale serbe dhe pjesëtarët e “Mbrojtjes civile”.
“Kërkojmë nga autoritetet e rendit që të marrin masa dhe të arrestojnë personat që janë duke i shkaktuar këto incidente”, mësohet të jetë shprehur nënkryetari i komunës, Riza Haziri.
Duke shtuar se me përjashtim të Veriut ku ka ende probleme me lëvizjen e lirë, duhet përshëndetur përparimi i lëvizjes së lirë të policëve dhe doganierëve në Veri. /e.t/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





