

Etto ka qëndruar në Milano bashkë me familjen, ndërsa agjenti i tij ka fluturuar drejt Londrës.
Kamerunasi do të dëgjojë së pari ofertën e Celsit të Mourinhos, ndërsa Massimo Moratti pret dhe është gati për të rilancuar me ofertën e tij.
Me pak fjalë loja tani bëhet e fortë, dhe asgjë nuk mund të përjashtohet.
Menaxheri i sulmuesit Klaudio Vigoreli i cili një ditë më parë ishte në Itali, fluturoi drejt Anglisë për të folur sërish me Chelsea-n.
Interi ka bërë gati pritën, por është e qarte se në këtë operacion janë londinezët ata që janë në avantazh.
Problemi është se Bomber dëshiron në kontratë më shumë se një vit që i është ofruar nga blutë dhe pikërisht në këtë pikë mund të përfitojë Interi.
Nga Rusia bëjnë të ditur se Etoos i duhet të presë dhe zgjidhjen e disa detajeve për tu liruar përfundimisht nga Anzhi, dhe që në realitet Masimo Morati po mendon sërsisht për të bërë goditjen e tij.
Sot për sot propozimi i Interit është një kontratë dy vjecare prej 4.5 milionë eurosh në sezon, Celsi është ndalur te një vit në kontratë, transmeton Supersport.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





