Transmetuar më 26-08-2013, 12:13

 Peqin, 26 gusht 2013, NOA- Kreu i zyrës së Postës në Peqin është arrestuar sot për abuzim me detyrën. Fatos Kapxhiu, 45-vjeç është arrestuar nga sektori i Krimit Ekonomik, pasi ka përvetësuar pensionin e invaliditetit të një gruaje.

Sipas policisë, Kapxhiu ma marrë 38 mijë lekë të reja, të pensionit të invaliditetit të qytetares E.P.

Kreu i postës së Peqinit ka firmosur vet bordoronë në emrin e invalides dhe i ka thënë asaj se i ka marrë paratë. Pas denoncimit në polici nga E.P, ka nisur hetimi dhe është verifikuar vjedhja e parave nga vet kreu i postës.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit