



Kanada, 26 gusht 2013, NOA- Një gazetare e njohur në Kanada ka thyer çdo rregull gjatë intervistimit të kryetarit të bashkisë së Kelovnës. Gazetarja ka marrë intervistën gjysëm e zhveshur.
Lori Welbourne pyeti kryebashkiakun Walter Gray-n nëse ishte e ligjshme që femrat e qytetit të tij të dilnin nudo në publik. Para se kryebashkiaku të përgjigjej, ajo i dha mikrofonin dhe hoqi bluzën duke nxjerrë gjoksin para kamerës.
Kryebashkiaku i çuditur pyeti gazetaren se çfarë po bënte. “Këtu është shumë vapë”,- u përgjigj gazetarja.
Pas hutimit të parë, kryebashkiaku tha se femrat mund të dalin gjysëm të zhveshura në këtë qytet. “Femrat mund të dalin “topless” në qytetin tim. Nuk po them që duhet ta bëjnë këtë gjë, por nëse e bëjnë nuk po thyejnë ligjin”, tha kryebashkiaku.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





