Transmetuar më 25-08-2013, 17:01

Çfarë kombinim i çuditshëm që është krijuar në një mënyrë krejtësisht të natyrshme dhe për më tepër, jashtëzakonisht të rastit, mes një unaze dhe një patateje.

Unaza në fakt, kishte humbur 3 vjet më parë në Gjermani, ndoshta kishte rënë përtokë dhe kurrë nuk ishte gjetur.

Por ka qenë pronari i tokës në qytetin e Karbach-it, ai që ka bërë një zbulim sa të çuditshëm, edhe interesant. Ka gjetur, pikërisht një patate të rritur rreth unazës së zhdukur dhe rezultati është me të vërtetë mahnitës.

Zhardhoku i patates ka qenë në gjendje për t’u formuar dhe për t’u rritur, megjithë pengesën e xhevahirit. /e.t/noa.al/.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit