Transmetuar më 25-08-2013, 13:41

Peter Sagan firmosi etapën e gjashtë të Xhiros së Kolorados. Ciklisti sllovak i skuadrës Liquigas-Cannondale  rrëmbeu fitoren e tij të tretë në garën amerikane, në fraksionin nga Lovelannd deri në Fort Collins, 185 km.

Sagan u imponua në sprint para Mezges dhe Van Avermaet. Një ditë prej protagonisti për sllovakun që kërkoi të sulmonte që 12 kilometra nga finishi për të synuar gjithshka në sprintin final.

Gjithsesi triumfi nuk e deh Sagan që ndau meritat e suksesit me shokët e ekipit duke deklaruar se kur skuadra punon gjithë ditën për ta ndihmuar edhe ai përballet me sprintin final me një motivim akoma më të madh.

Fjalë që nuk janë thjesht komplimente, pasi në tentativën për të fituar grupi që u përpoq të arratisej ishte i madh në numër duke e bërë garën më të vështirë, por me ndihmën e skuadrës Sagan ja doli të bënte diferencën, duke kërkuar pozicionin më të mirë, transmeton Supersport.

Special ashtu si dhe gara ishte dhe dedikimi i Sagan që deklaroi se ja dedikon këtë fitore shokut të tij Fabio Sabatini, i cili pësoi një aksident të mërkurën dhe gjendet në spital.

Pas etapës së gjashtë, Sagan e pret një tjetër rast i mirë me etapën e Denver, ndërsa më pas i duhet të përqëndrohet te garat në Kanada.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit