Transmetuar më 25-08-2013, 12:42

Vlorë, 25 gusht 2013, NOA – Trupi i pajetë i një personi është gjetur paraditen e sotme në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë.  Ende nuk dihet identiteti dhe mosha e viktimës së seksit mashkull. Policia ka nisur hetimet për zbulimin e shkaqeve të vdekjes.

Nga të dhënat e para mendohet se viktima mbytur. Ndërkohë trupi i tij është dërguar në morgun e spitalit të Vlorës për të bërë analizat dhe për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit