

Prishtinë, 24 Gusht, NOA.al – Takimet e ardhshme të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel do të trajtojnë edhe temën e logove në fletëvotimet e zgjedhjeve lokale të nëntorit.
Daçiç i cili u ka bërë ftesë serbëve të dalin në zgjedhje kohët e fundit ka thënë se nëse do të ketë logo, atëherë më mirë t’i bojkotojnë ato.
Askund në ligjin e Kosovës nuk qëndron që fletëvotimi të ketë çfarëdo simboli të Republikës së Kosovës, shtetit të Kosovës, krahinës së Kosovës apo çfarëdo tjetër…
Shenja dalluese askund nuk përmendet. Do të ishte logjike që të bëhej një marrëveshje politike.
Por, ajo që është e shkruar në ligj, është krejtësisht e qartë”, ka thënë Zoran Luçiç nga Qendra për zgjedhje të lira dhe demokratike në Beograd. Ndërkaq, ish-shefi i delegacionit serb në bisedime. Borko Stefanoviç, thotë se nëse pala serbe nuk është marrë vesh për këtë. është lëshim i madh.
“Ai duhet të duket ashtu siç janë marrë vesh dy delegacionet apo dy shefat e delegacioneve. Në qoftë se nuk janë marrë vesh për këtë, atëherë ky është një lëshim shumë i madh”, tha Stefanoviç. Sipas tij, në fletëvotim duhet të vendoset shenja se zgjedhjet janë për organet lokale dhe duke iu shmangur udhëzimeve statusore.
“Këto janë deklarata që shërbejnë për t’ju pëlqyer të gjithëve. Ai po shpreson se do të mbizotërojë arsyeja dhe se do të hiqen karakteristikat e statusit, gjë që do të mundësonte një dalje sa më të madhe të serbëve në zgjedhjet e nëntorit”, u shpreh Stevanoviç.
Heqja eventuale e logove ka qenë tema kryesore e ditëve të fundit në Kosovë. Kryesuesja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se nuk ka presion për heqjen e logove ndërkaq dy anëtarë të KQZ-së kanë dhënë dorëheqje për këtë punë. /t.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





