

Predispozicionin për moshën mesatare të jetës sonë, pra sa do të jetojmë pak a shumë, e kemi të trashëguar nga nëna dhe aspak nga babai.
Çka do të thotë në terma konkretë, se nëse doni të matni jetëgjatësinë e përafërt, llogaritni sesa gjatë ka jetuar ose po jeton nëna juaj.
Dhe kjo sepse plakja është në fakt shuma e mutacioneve që ndodhin në nivel qelizor, por edhe i ndikimit të veçantë të ADN-së së përcjellë ekskluzivisht nga nëna tek fëmijët.
Në këtë përfundim kanë arritur të paktën, studiuesit e Institutit ‘Karolinska’ në Suedi dhe atij ‘Max Planck’ në Gjermani, të cilët kanë zbuluar se disa gjene mutante mitokondriale që janë të trashëguara nga nëna te fëmijët, flasin pikërisht për jetëgjatësinë e përafërt të këtij të fundit.
Besimi i vjetër që ne duhet të shikojmë njëherë nënën për të kuptuar si do të marrë jetë vajza para se të martohesh me të, atëherë, i bie që të mos jetë i gabuar dhe se vlen.
Gjithsesi, studiuesit, nuk lënë pa përmendur edhe faktin se në jetëgjatësinë e një njeriu, ndikojnë padyshim edhe faktorë të tillë si stresi i lartë, pirja e duhanit, alkoolit dhe dietat e varfra, të cilat shkaktojnë shkaktojnë plakjen e parakohshme.
Por me sa duket, edhe "pika e nisjes" është po aq e rëndësishme.
"Nëse ne trashëgojmë nga nëna, ADN me gene të dëmtuara, do të plakemi më shpejt”, – thotë Nils Goran Larsson, një nga autorët e studimit. /e.t/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





