










Nju Jork, 24 gusht, NOA/ Beqir Sina – Në një qytet amerikan të Indiana-s, i quajtur Gary, paraqitet shansi për të blerë shtëpi që kushton vetëm 1 dollar… Kjo falë situatës "dramatike" financiare që përfshiu qytetin e automobilave, Detroit (Miçigan), ku përfshihet edhe Gary i lartpërmendur dhe ku sipas shtypit amerikan, atje disa shtëpi po shiten me një çmim që lëvrin nga 100 dollarë deri në 1 dollar.
Kujtojmë se Gary është një qytet në prefekturën Lake County, në Indiana, Shtetet e Bashkuara, i vendosur në pjesën juglindore të zonës metropolitane të Çikagos, 25 kilometra nga qendra e Illinois-it. Popullsia e Gary-t sot ka 80.294 banorë, sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2010, duke e bërë atë një ndër 9 qytetet më të mëdha në shtetin e Indianës, teksa statistikat tregojnë se qyteti i Gary-t, ka një popullsi e cila ka rënë me -55% nga një kulminacion që ishte në vitin 1960 me 178.320 banorë. Ekspertët në SHBA, thonë se qyteti i Gary-t, i cili pret për të parë ditë më të mira është duke ofruar një duzinë të shtëpive për blerësit e ardhshëm për 1 deri në 99 dollarë. Çdo blerësi i kërkohen disa përjashtime të veçanta që garantojnë pronarët, për ta bërë shtëpinë e blerë një pjesë jetike në rindërtimin e qytetit, ku dikur lulëzonte industria e çelikut.
"Shtëpitë nuk mund të blihen dhe të mbahen ashtu, duhen rindërtuar", thonë autoritetet e qytetit.
Shtëpitë, të cilat janë vendosura në shitje, gjenden në zonën e Universitetit “Gary Park”, janë blerë momentalisht nga qyteti për t’i nxjerrë në shitje kundrejt prefekturës, pasi pronarët e mëparshëm nuk kanë paguar taksat e prapambetura .
Kryetarja e Bashkisë, Karen Freeman-Uilson, pranon se shtëpitë kanë nevojë për punë, për t’i rindërtuar.
"Është detyrë e pronarëve që do të blejnë shtëpitë për të siguruar ato se do të bëhen edhe më të mira," tha ajo.
Duke shtuar se kërkesat për blerësit e këtyre shtëpive janë minimale, ku përfshihet të paturit e të paktën 1.000 dollarë kursime, ose të paktën të ketë 80% të të ardhurave mesatare të Gary-t, pra 35.250 dollarë në vit. Ku shumica e banorëve të këtij qyteti aktualisht, nuk zotërojnë një shtëpi të tyre, por jetojnë me qira.
Blerësit e ardhshëm duhet të garantojnë gjithashtu se vetë ose dikush, do të jetojë në këto shtëpi, për të paktën pesë vjet, para se pronësia të kthehet zyrtarisht mbi të pasurinë e tyre. Një "tender" do të mbahet në shtator për të përcaktuar se kush do të jetë me fat për të blerë shtëpitë, për 1 dollar. Ndërsa Bashkia njofton se deri tani kanë tërhequr formularët të paktën 400 aplikantë nga e gjithë Amerika. /b.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





