
Të dhënat po ngarkohen...

Riad, 24 gusht, NOA – Khalid Mohsin Shaeiri, është njëzet vjeç dhe peshon plot 610 kilogramë. Rasti i tij ka tërhequr interesin e medias jo vetëm në vendin e tij, Arabi Saudite, dhe më gjerë në botë.
Për dy vjet e gjysmë ai është dergjur në shtrat, i paaftë për të lëvizur një hap falë peshës së tij të pazakontë dhe tani Mbreti Abdullah, ka urdhëruar pranimin e tij në një spital në Riad.
Për ta çuar atë në spital ishte e nevojshme ndërhyrja e një makine të posaçme gjigande, teksa u rrëzua edhe një mur në banesën e tij në katin e dytë, për të siguruar daljen e tij.
/e.t /noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
