



Një dokumentar televiziv i National Geographic hedh dritë mbi një pjesë të errët të jetës së diktatorit nazist gjerman, Adolf Hitler. Sipas të dhënave, rezulton se Hitleri, gjatë viteve 1939-1940, kur dhe ishte në krye të luftës, përdoret një numër të konsiderueshëm ilaçesh të forta dhe drogë.
Dokumentari bazohet mbi materialet e mjekut personal të Hitlerit, Theodore Morell. Ekzistojnë rreth 80 ilaçe që janë përdorur nga Hitleri për të përmirësuar gjendjen e tij dhe për ta ndihmuar që të përballojë stresin dhe problemet e mëparshme shëndetësore.
Sipas dokumentarit, kokteji i lëndëve narkotike i ka sjellë çrregullime psikologjike Hitelerit si dhe dëmtime të organeve gjenitale. Mjeku personal dhe ekipi që e trajtonte atë, mund ti kenë dhënë deri në 80 ilaçe dhe kokteje narkotike në ditë dhe kjo mund të jetë një arsye që e shëndrroi Hitlerin në një njeri me sjellje dhe karakter mizor jo të natyrshëm.
Koktejet e ilaçeve duken të çuditshëm. Sipas dokumenteve të siguruara nga National Geographic “ai merrte amfetamina, spermë demi dhe doza të reduktuara ilaçi minjsh” .
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





