Transmetuar më 23-08-2013, 17:48

Gjeni më poshtë nga NOA.al, horoskopin ditor për të 12 shenjat zodiakale, për datën 24 gusht 2013, nga astrologia e mirënjohur italiane, Ivana Raffa.

Dashi: Niveli i ulët i shoqërimit mund t’ju bëjë që këtë të shtunë, të ndiheni pak poshtë. Edhe yjet mund të gabojnë në lidhje me pritshmëritë rreth jush. Duhet që të jeni më diplomatikë me një person i cili duke u dëshmuar papritur si romantik dhe i interesuar me ty, ju krijon në fakt një situatë të vështirë, veçanërisht nëse keni një marrëdhënie të qëndrueshme për një kohë të gjatë. Për sot, jo blerje të  pamatura.

Demi: Hëna e gjendur tranzit në shtëpinë e dymbëdhjetë sot, ka prirjen për t’ju bërë të heshtni dhe të kryeni një analizë të brendshme, për të dëgjuar mendimet e të tjerëve. Është një ditë e përkryer për të bërë një rritje dhe për të mësuar si të veproni në mënyrë autonome, veçanërisht nëse ju jeni të rinj dhe jeni duke luftuar me qasjet e para praktike në jetën e përditshme. Duke bërë kështu, do korrni brohori dhe sukses më shumë se sa pritej.

Binjakët: Merrni përparësitë e fundjavës për të bërë jetën që ju pëlqen, të merrni një dhuratë vetëm për ju. Argëtohuni dhe kryeni projekte të vogla komode. Nëse ju shkoni jashtë për darkë me miqtë, duhet të shmangni ushqime me kalori të larta, të cilave nuk ua njihni origjinën. Shumë më mirë për të ngrënë ushqime që janë të thjeshta.

Gaforrja: Për të paguar çmimin më të lartë të betejave planetare do të jenë edhe një herë marrëdhëniet, ato me anëtarë të familjes dhe shoqërinë. Mundohuni të gjeni një pikë të takimit me njerëz të cilët janë të afërt për ju: Ju mund të jeni i gatshëm për të dëgjuar ose të bëni diçka konkrete për ta. Dashuria sot nuk është pika juaj e fortë, por ajo do të kthehet të jetë shumë herët, qysh nesër.

Luani: Nuk ka hije në zemrën tuaj. Nisni të aplikoni një  listë me udhëtime, pushime, lojë. Shpërndani këshilla të mira, sepse ju mund ta kuptoni shumicën e gjërave që ju dini për një kohë të gjatë dhe, krejtësisht, tani partnerët dinë më shumë mbi veten dhe dëshirat tuaja reale.

Virgjëresha: Mos hiqni dorë nga partnerët për t’i takuar në pushime. Çdo moment është i çmuar për ju. Ju keni energji të mjaftueshme, dhe kjo ju lejon të mbani kontrollin në çdo situatë. Nëse keni një problem me një mik apo një shok pak egoist, mos u trembni: ju i keni të gjitha kartat astrale në mënyrë për t’i bërë ata të kuptojnë, pa ofendim atë që është e gabuar.

Peshorja: Yjet nuk janë të mirë-predispozuar drejt jush sot. Marrëdhëniet martesore, familjare dhe shoqërore janë shumë të tendosura. Nuk ka as edhe një kontakt të nostalgjisë dhe xhelozisë për momente të lumtura, shpenzuar në të kaluarën, e cila mund të shkaktojë që të jeni të trishtuar dhe të athët verbalisht me ata rreth jush. Koha për qetësi.

Akrepi: Sfera e shëndetit dhe hobeve nuk është e mbështetur nga yjet këtë të shtunë. Por ju keni energji të tepërta në këtë kohë. Ftesë për përtaci: merrni pra përparësitë dhe luftojeni atë, për të ruajtur formën tuaj të bukur fizike. Ju mund të bëni çfarë të doni, me përjashtim të të qëndruarit pa bërë asgjë. Ditë kur diçka e pazakontë ndodh të hapë rrugën tuaj.

Shigjetari: Jeni shumë seksi sot, ndërsa dashuria është e favorizuara juaj astrale. Teksa disa mospajtime mund të ndërhyjnë me humorin tuaj të mirë dhe shpirtin tuaj krijues. Por, në përgjithësi kjo për Shigjetarin është një kohë e mirë për ta bërë veten të duket mirë. Nëse jeni në qytetin tuaj ose në një vend të mbushur me njerëz për pushime, shkathtësia juaj do jetë e papenguar.

Bricjapi: Shumë yje në ndihmën tuaj sot, si Hëna dhe Afërdita që mund të krijojnë risi në jetën e marrëdhënies suaj. Mundohuni të mbani frerët në situatat më kritike. Në dashuri forcojeni marrëdhënien tuaj duke i lënë larg ata që ju stimulojnë për keqkuptime. Lëvizje të bukura do flasin për pafajësinë tuaj, duke qenë në gjendje për të krijuar një situatë pozitive me partnerin tuaj.

Ujori: Yjet e periudhës së fund-verës ju japin bukuri dhe largpamësi, por edhe gjendje për të tërhequr simpatinë e njerëzve që janë të lidhur me ju plot respekt dhe dashuri. Mos dëgjoni thashethemet, që ju përgojojnë ju, sepse ato flasin për zili ndaj jush. Familja dhe toleranca është virtyt i bukur për t’u mbajtur në dorë. Peshqit: Monotonia është kusht që shumica e të gjithëve juve, të jeni në gjendje të shfrytëzoni potencialin tuaj dhe burimet që keni. Me fat për ju keni një perspektivë kaq të hapur dhe të bukur qiellore. Aventura dhe kënaqësi të çastit për ata që vendosin për të qëndruar me njerëzit si ju për pushime. /e.t/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit