Transmetuar më 23-08-2013, 14:53

Bruksel, 23 gusht, NOA – Duket se efektet e krizës ekonomike po dobësohen për sipërmarrjet private në Eurozonë, teksa këto të fundit kanë regjistruar një fuqizim të aktivitetit të tyre.

Kjo dukuri është vënë në dukje nga ekspertët e agjencisë vlerësuese, “Markit”, sipas të cilëve, në tërësinë e tij, aktiviteti privat në zonën Euro regjistroi një rritje më të shpejtë sesa pritshmëritë e bëra për muajin gusht të këtij viti.

Saktësisht, bëhet me dije se Indeksi i Nivelit të Prodhimit Industrial (PMI) rezultoi në nivelin prej 51.7 pikësh gjatë muajit gusht, kundrejt 50.5 të tillave gjatë muajit korrik.

Ndërsa ekspertët i kishin dhënë këtij treguesi vetëm 51 pikë parashikim si kufi. "Në qoftë se kjo prirje vazhdon, Eurozona pritet të përjetojë gjatë tremujorit të tretë rritjen e saj më të fortë ekonomike, që nga pranvera e vitit 2011", mësohet të ketë deklaruar lidhur me një fakt të tillë, Chris Uilliamson, ekonomist i Markit. /e.t/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit