Transmetuar më 23-08-2013, 14:39

Prishtinë, 23 gusht, NOA – Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, mori sot vendimin për emërimin e Adnan Rrustemit, si anëtari i ri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, përfaqësues i grupit parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje”.

Ajo e mori këtë vendim, duke u bazuar në nenin 139, pika 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 61, në nenin 62 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, si dhe me kërkesë të grupit parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje”.

Teksa Rrustemi ka dhënë sot betimin para Presidentes Jahjaga, pas dorëzimit të dorëheqjes së Alban Krasniqit para saj. /e.t/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit