

Tiranë, 23 gusht, NOA – "Pushteti popullit, ne detyrat’, ky slogan leninist nuk doli nga varri i diktatorit Hoxha, por nga piktori dështak pas parodisë së ujit të ftohtë”.
Kjo ka qenë deklarata më e fundit e postuar nga kryeministri Sali Berisha, në rrjetin social, Facebook, duke ironizuar mbledhjen e fundit të qeverisë së re.
“Qytetarët me të drejtë, si në çdo vend të lirë, prisnin të dëgjonin për vendimet dhe realizimet konkrete të 100 ditëve të para të qeverisë së re, shpallur me të madhe gjatë fushatës. Por nga parodia, doli se ata u morën me 300 ditëshin dhe se nuk do të ketë 100-ditësh, mbasi atë na e mori Berisha”, citon më tej ai. Duke përmendur edhe se “vendimi i tretë i parodisë ishte prishja (jo vetëm e ndërtimeve pa leje, çka është detyrim ligjor) e ndërtimeve me leje. Pra me veprime antiligjore, do të shembin ligjin”.
“Qytetare dhe qytetarë, Rama beson, njëlloj si etërit e tij, se ai është votuar për të dale mbi ligjin, gjykatat, Kushtetutën, për të qenë vetë Blloku! Ky është revansh, rrezik real për ju, shtëpitë dhe pronat tuaja të ligjshme. Ne duhet të jemi gati!”, përfundon mesazhi i kryeministrit Berisha. /e.t/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





