Transmetuar më 23-08-2013, 10:20

Devoll, 23 gusht 2013, NOA – Një 18-vjeçar, punonjës në një lokal lojërash fati, është marrë peng dhe dhunuar për disa orë nga pronari i tij. Ngjarja ka ndodhur në Devoll paraditen e djeshme, ndërsa gjatë mbrëmjes, policia ka arrestuar pronarin e lokalit dhe një person tjetër që ka marrë pjesë në pengmarrje.

Në pranga ka rënë Eris (Erindi) Driton Spahiu, 29 vjeç, banues në fshatin Cangonj të Devollit dhe Andi Guradem Mullalli, 21 vjeç, banues në fshatin Zemblak.

Dy persona kanë marrë peng për disa orë 18-vjeçarin E.Gj, banues në fshatin Cangonj. 18-vjeçari i marrë peng është lidhur dhe dhunuar për disa orë, në vendin e quajtur “Diga e  Zemblakut”.

Eris Spahi, pronar i një lokali në fshatin Cangonj, pretendonte se gjatë kohës që e ka pasur të punësuar 18-vjeçarin në lokal, i ka përvetësuar një shumë prej rreth 200 000 lekësh të reja.  Pas arrestimit të dy autorëve, policia ka nisur procedimin penal ndaj dy personave.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit