Transmetuar më 23-08-2013, 00:02

Prishtinë 22 Gusht 2013 NOA.al – Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku më 4 shtator së bashku me ekipin negociator në Bruksel pritet të zhvillojë një takim preliminar të fundit përgatitor për hapjen e negociatave për MSA.

Lidhur me këtë Çitaku ka thënë se draft marrëveshja që është tani dhe pritet të marrë dritën e gjelbër nga anëtarët e BE-së, e që, sipas saj, përmban të gjitha komponentët e MSA, ngjashëm me vendet e rajonit.

“Periudha transitore mes nënshkrimit të MSA dhe hyrjes së saj të plotë në fuqi është 10 vjet. Kjo është periudha më e gjatë që e kanë pasur edhe vendet tjera të rajonit. Duhet të përqendrohemi më shumë në kriteret afatmesme. Jemi në rrugë të mbarë që paralelisht me negocimin e MSA-së, të përmbushim kriteret afatmesme. Përmbushja e reformës zgjedhore është një ndër sfidat me të cilat ne duhet të prodhojmë rezultate sikurse organizimi i zgjedhjeve të lira dhe transparente. Më 5 shtator kemi afat të japim imputet e fundit për raportin e progresit”, ka deklaruar Çitaku.

t.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit