

Policia në Shtetet e Bashkuara ka marrë një telefonatë të çuditshme gjatë mbrëmjes së djeshme. Një burrë ka marrë rreth orës 24:00 në rajonin e policisë dhe ka deklaruar se është plagosur me armën e tij, teksa ka qenë duke fjetur në krevat.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin Concord në Nju Hempshire. Policia nuk e ka bërë të ditur emrin e personit të plagosur. Dyshimet e parë të policisë kanë qenë për plagosje nga persona të tjerë , por pas verifikimit të fakteve është parë se personi ishte vetëqëlluar në këmbë.
Ai e mbante pistoletën poshtë jastëkut dhe në gjendje përgjumje, ka qëlluar veten. Fatmirësisht pistoletën e ka drejtuar në këmbë dhe jo në kokë. Pas analizave, personi ju nënshtrua kontrollit në spital dhe rezultoi se vuante nga sonambulizi dhe kryente veprime pa vetëdije gjatë kohës që ishte në gjumë.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





