Transmetuar më 22-08-2013, 13:51

Tiranë, 22 gusht 2013, NOA.al- Pas mbledhjes së qeverisë së re të drejtuar nga Edi Rama në qytetin e Vlorës, ka reaguar kryeministri në detyrë Sali Berisha i cili e ka cilësuar si një parodi te Uji i Ftohtë.

“Dje dhe sot z.Rama me mediat e tij, me zhurmë të madhe njoftoi se zhvilloi një mbledhje dy ditore të “qeverisë” së tij në Vlorë. Me këtë akt dhunohen nenet e Kushtetutës që përcaktojnë qartë se kur krijohet dhe fillon punë kabineti qeveritar i vendit. Me këtë akt nëpërkëmbet publikisht Parlamenti dhe Presidenti i vendit, të cilët me Kushtetutë ngarkohen për emërimin, votëbesimin dhe betimin e qeverisë së vendit pas zgjedhjeve të përgjithshme dhe në çdo rast tjetër. Piktori rezultatin e zgjedhjeve me 63 deputetë e ka lexuar si një licencë për revansh të papërmbajtur antishtet”, shkruan Berisha në profilin e tij në Facebook.

Më tej ai shton se prej më se dy muajsh përpjekjet më serioze të qeverisë në detyrë për një situatë stabël, për funksionimin normal të institucioneve të vendit dhe kalim të civilizuar të pushtetit te mazhoranca e re përballen me revanshin e papërmbajtur antishtet të Edi Ramës.

Berisha e mbyll qëndrimin e tij duke thënë, “Me këtë rast i them se gabon rëndë. Vendi ka vetëm një qeveri përgjegjëse para ligjit dhe Kushtetutës”. /a.y/noa.al/

Përfundon mbledhja e qeverisë, Rama: Detyrat janë tonat, pushteti i popullit

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit