
Të dhënat po ngarkohen...

Shkodër, 22 gusht 2013, NOA.al- Një grua rreth moshës 35 vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga ura e Bunës në Shkodër mesditën e sotme, ku ka humbur jetën e mbytur.
Veprimi i viktimës është pikasur nga kalimtarë të rastit, të cilët kanë sinjalizuar menjëherë policinë, ndërsa nuk dihet ende identiteti i së ndjerës.
Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të veprimit fatal, si dhe për identifikimin e viktimës. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
