Transmetuar më 22-08-2013, 13:00

Shkup, 22 gusht 2013, NOA.al – Nëpunësit doganorë maqedonas nga vendkalimi kufitar “Bogorodicë” me Greqinë bllokuan 661 copë municion të padeklaruar gjatë kontrollit të një fugoni me targa greke.

Automjetin e drejtonte një shtetas grek, ndërsa municioni ka qenë i fshehur në hapësirën nën sedilje. Dogana theksoi se pronari i automjetit nuk posedonte leje nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë, për importimin e mallit të tillë.

Municioni i gjetur është me kalibër prej 7 mm deri 10 mm. Bëhet fjalë për 448 copë fishekë prej 8 mm, 102 copë prej 9mm, 11 copë prej 9,5mm, 25 copë prej 7mm dhe 75 copë prej 10mm.

Municioni, vlera doganore e të cilit është rreth 13 mijë denarë është bllokuar përkohësisht. Shkalla doganore për importim të mallit të këtij lloji është 25 për qind nga vlera. Kundër kundërvajtësit, Drejtoria doganore hapi procedurë kundravajtëse në pajtueshmëri me Ligjin doganor. /n.p/a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit