Transmetuar më 22-08-2013, 12:11

Alessandra Ambrosio nuk ka nevojë për pasarelë për tu treguar një divë e vërtetë. Supermodelja është fotografuar në Mikonos të Greqisë me pushime, ndërsa ka treguar një trup mahnitës në krah të bashkëshortit të saj.

32 vjeçarja pjesë e Victoria’s Secret po i shijon në maksimum pushimet e saj, teksa e veshur me bikini ngjyrë mjalti ka rrëmbyer objektivët e fotografëve mbi vete për shkak të formave të saj tunduese.

Krahas bashkëshortit pushimet në plazhet greke supermodelja i ka kaluar edhe në shoqërinë e miqve duke mos kursyer buzëqeshjet për ta. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit