

“Regjimi donte të godiste popullsinë, civilët, jo rebelët. Nuk është hera e parë sepse dëshirojnë të frikësojnë njerëzit dhe ti vendosin kundër atyre që luftojnë regjimin e Bashar al Assad”.
Kështu Alkebryta, aktivist sirian i Ghouta, shpjegon tragjedinë e qeverisë siriane duke përdorur armë kimike në rrethinat e Damask, duke çuar në vdekjen e mbi 1 mijë njerëzve.
Deri më tani numërohen 1200 të vdekur, ndërsa thuhet se bilanci mund të përkeqësohet edhe më tej.
Mes dëshmitarëve të masakrës është edhe Mohammad Ammar Abo, fotograf sirian prej dy vitesh aktivist i grupit “Jisreen Revolution” i cili thotë se fillimisht u godit zona në jug të Damaskut, rreth orës 2 të natës duke u hedhur gaz toksik mbi shtëpi.
“Pashë tmerr me sy, familje të tëra të shtrira pa jetë, e fëmijë të vrarë në gjumë”, shprehet Ammar Abo duke përshkruar masakrën e ndodhur në Siri. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





