Transmetuar më 22-08-2013, 09:23

Një 20 vjeçare gjermane, Jana Lutteropp, vdiq në Hawai pas plagëve të marra gjatë fundjavës nga sulmi i një peshkaqeni.

Vajza u shtrua në spital menjëherë pas sulmit të peshkaqenit ndërsa notonte ku kafshimi i këputi krahun, duke u mbajtur në jetë artificialisht. Ndërkaq katër ditë më parë një tjetër 16 vjeçare u kafshua nga peshkaqeni në këmbë ndërsa bënte serf.

“Jana luftoi për jetën, por fatkeqësisht e humbi betejën e saj. Vajza ime ishte e bukur, e re dhe e fortë, buzëqeshte gjithnjë, ne do e kujtojmë gjithnjë në këtë mënyrë”, tha nëna e saj Jutta.

Sulmi ndaj 20 vjeçares ishte i nënti nga një peshkaqen, qysh prej fillimit të vitit në Hawai. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit