

Tiranë, 21 gusht 2013, NOA.al- Një makinë e cila ecte me shpejtësi të madhe ka përplasur dy persona mbrëmjen e sotme në hyrje të Kamzës.
Nga të dhënat paraprake siç raporton Noa.al, mësohet se makina është përplasur me një mur, ndërsa ka hedhur tutje edhe dy fëmijë të cilët po ecnin anës rrugës.
Mësohet se krahas dy fëmijëve të cilët u dërguan me urgjencë në spital në gjendje të rëndë edhe drejtuesi i mjetit tip golf ka mbetur i dëmtuar, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Lidhur me këtë aksident forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të hedhur dritë mbi gjithë sa ka ndodhur. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





