Transmetuar më 21-08-2013, 19:39

Një kopshtar nga West Java në Indonezi, i identifikuar vetëm si Ali vrau të dashurën e tij 22 vjeçare Siti Halimah Tusadiah, sepse ajo i fshiu gjithë numrat e telefonit, të regjistruar në celular.

Policia e Xhakartës bëri me dije për mediat se u njoftuan për zhdukjen e 22 vjeçares, vetëm pasi ajo nuk u kthye më në shtëpi, ndërsa kishte dalë në takimin me Ali, duke e shpallur si person të zhdukur.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e djalit, u gjet i fshehur trupi i pajetë i Siti, ndërsa para agjentëve autori i krimit tha se kishin debatuar me njëri tjetrin pasi vajza i kishte fshirë numrat e telefonit, duke u përleshur më tej deri sa e kishte mbytur. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit