Transmetuar më 21-08-2013, 17:09

Eagle Mobile sjell freski dhe argëtim fantastik këtë herë me një tjetër artist të madh mbarë botëror, Mohombin. Këtë fundjavë, artisti R&B dhe POP i njohur për disa hite të tij dhe bashkëpunime me Pitbull, Neya, Akon, Nelly etj. do të elektrizojë të pranishmit me hitet e tij të performuara live në festën verore, dhe jo vetëm për një natë.

Do të jenë tre netë të gjata dhe emocionuese shoqëruar edhe nga DJ të njohur shqiptarë. Kështu, në datat 23, 24, dhe 25 gusht eventet festive të Eagle do të organizohen në “The Code Dream City” të premten me  23 Gusht; në Vlorë të shtunën me datë 24 te Saint Tropez; dhe në Jalë të dielën datë 25 te “Folie Marine”. Festat startojnë në orën 23:00, ndërsa në Jalë në 23:30. Mohombi do të japë autografe për fansat e tij si dhe për të apasionuarit  e muzikës POP dhe R&B, të Premten , në orën 20:00 pranë Eagle show room tek Flagship Center, në bllok.

Natyrisht, muzika më e mirë, pije, shoqëri, promocione, dhurata, surpriza, emocione dhe argëtim janë të përfshira në menu. Vetëm me një rimbushje 1,000 Lekë në numrin tuaj Eagle (ekzistues ose të ri), në të gjitha dyqanet e Tiranës dhe Vlorës, fitoni automatikisht një biletë falas, një pije falas dhe pjesëmarrjen në një super festë të mbushur plot me surpriza…! /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit