

Vlorë, 21 gusht 2013, NOA.al- Kryeministri i zgjedhur Edi Rama ka nisur në orët e para të pasdites së sotme mbledhjen e parë të qeverisë, me ministrat e rinj në Vlorë.
Mbledhja në fjalë zhvillohet pa praninë e mediave dhe gjatë saj nuk pritet të merren vendime, pavarësisht se do të zgjasë edhe në orët e vona të pasdites por edhe gjatë ditës së nesërme.
Sakaq më herët në profilin e tij në Twitter kryesocialisti shkroi, “Vlorë. Takim dy ditor i qeverisë së re. Reforma rrënjësore, shpirt skuadre, qytetari europiane në komunikim. Kurajo, integritet, transparence”.
Gjatë kësaj mbledhje pritet të diskutohet për programin qeverisës për vitin e parë të kabinetit të ri. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





