Transmetuar më 21-08-2013, 11:56

Kavajë, 21 gusht 2013, NOA – Një 70-vjeçar ka kërcënuar me armë punonjësit e përmbarimin që kërkonin t’i sekuestronin shtëpinë dhe më pas i ka dhënë fund jetës. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Kavajës. Viktima është Enver Shabjani 70-vjeç banues në zonën e njohur me emrin “Tregu” në këtë qytet.

Sipas policisë, punonjësit e përmbarimit kanë shkuar për të marrë shtëpinë e 70-vjeçarit, për llogari të një banke e cila ka kërkuar sekuestrimin e banesës, si pasojë e mos shlyerjes së kredisë.

Shabjani ka qëlluar me armë ndaj përmbaruesve duke u rrezikuar seriozisht jetën. Në vendngjarje mbërriti policia e cila rrethoi banesën dhe i bëri thirrje të dorëzohej. Në këto momente, 70-vjeçari ka vendosur t’i jap fund jetës duke u vetëqëlluar me armë.

Gjithashtu, Shabjani para vetëvrasjes i ka vënë dhe flakën banesës. Vetëvrasja është bërë me një automatik “Kallashnikov”.

Policia ka nisur hetimet dhe ka marrë në pyetje përmbaruesit për të dhënë sqarime mbi ngjarjen.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit