Transmetuar më 21-08-2013, 11:20

Tiranë, 21 gusht 2013, NOA- Dy gra kanë denoncuar ish-burrat e tyre për dhunë psikologjike dhe kërcënime. Denoncim i parë, i cili është shoqëruar dhe me arrestimin e ish-bashkëshortit ka ndodhur në Tiranë. Policia ka arrestuar mëngjesin e sotëm Bardhyl Abedin Abedinin, 44 vjeç, lindur në Ersekë dhe banues në Tiranë.

Rreth orës 20.30 të mbrëmjes së djeshme Abedini është kapur nga policia në banesën e ish-bashkëshortes së tij, qytetares A. Abedin. Në mbrojtje të kësaj shtetase, në muajin qershor, Gjykata e Tiranës kishte lëshuar një urdhër mbrojtje, i cili nuk është respektuar nga 44-vjeçari. Pas arrestimit, ndaj tij ka nisur procedimi penal për “Kryerje të veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur mbrëmjen e djeshme dhe në Korçë. Personi me inicialet S. B ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-gruas së tij, qytetares e inicialet I.E, 56-vjeçe. Policia ka ndaluar ish-bashkëshortin dhe pas verifikimeve e ka lënë atë të lirë. Ndërkohë që 56-vjeçarja ka bërë kërkesë-padi për mbrojtje nga policia në Gjykatën e Korçës.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit