
Të dhënat po ngarkohen...

Durrës, 21 gusht 2013, NOA – Një aksident i me pasoj vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës. Një grua ka humbur jetën pas përplasjes nga një makinë, rreth orës 06:30 në sektorin e plazhit “Apollonia”.
Viktima është 43-vjeçarja Dashurie Osmani banuese në Dibër të Maqedonisë. Ajo është goditur nga një makinë “Volksëagen” me targa AA 301 ET.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë arrestuar shoferin e automjetit, 31-vjeçarin Oltion Thana nga Tepelena. Policia ka kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
