

Studiuesit e universitetit të Indiana në SHBA kanë arritur të zbulojnë të të dhëna interesante për personat që vrasin veten. Me anë të një testi gjaku, sipas studimit, mund të zbulohet se kush ka më shumë mundësi për ti dhënë fund jetës në të ardhmen.
Alexander B. Niculescu III, studiuesi që ka drejtuar kërkimet, thotë molekula ARN që gjendet në gjak, është çelësi i zbulimit. Ai shprehet se nga sondazhet ka rezultuar se personat që kanë prezencë më të madhe të kësaj molekule në gjak, kanë prirje për vetëvrasje.
Gjatë studimit u mbajtën nën vëzhgim disa persona që kishin tentuar më parë vetëvrasjen dhe kishin çrregullime në sistemin nervor dhe disa persona normalë. Tek personat e parë vihej re rritje e ARN sa herë që tentonin apo çonin ndërmend vetëvrasjen. Çdo vit në botë llogariten mbi 1 milion persona që vrasin veten.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





