Transmetuar më 20-08-2013, 18:58

Në sallonin e makinave në Frankfurt që do të hapet në shtator kompania Volkswagen do të sjellë modelin më të ri. Bëhet fjalë për Golf R, një makinë sportive që ka parametrat më të mira të “familjes” së makinave Golf.

Golf R ka motor turbo 2.0 dhe një fuqi motorike prej 300 kuajsh. Veç shtimit të fuqisë motorike, Golf R vjen dhe si makinë ekonomike. Llogaritet që konsumi i saj në karburant është 30 % më pak se modelet e mëparshme.

Çmimi i saj në Gjermani nis nga 38 mijë euro.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit