

Shkup, 20 gusht 2013, NOA.al- UNESCO do të shqyrtojë të gjitha ndërtimet dhe planet ndërtimore në Ohër, të cilët mund të rrezikojnë statusin e këtij qyteti si trashëgimi e mbrojtur.
Kjo paralajmërohet prej ditësh nga media dhe institute ndërkombëtare. Ekspertë të UNESCO pritet të mbërrijnë në Maqedoni gjatë muajit të ardhshëm apo muajit tetor.
Ata do të shqyrtojnë se ndërtimi i një universiteti në Pllaoshnik a paraqet kërcënim për statusin e Ohrit, si qytet që është nën mbrojtjen e UNESCO.
“Komisioni jonë do të kryejë verifikime për t’u vërtetuar se po shmangen efektet negative për gjendjen në Ohër”, deklaroi Petja Toçarova, shefja e UNESCO-s për Evropë dhe Amerikën Veriore.
Ajo theksoi se shqetësimet janë rritur edhe për planet për një projekt të ri në afërsi të Shën Naumit. Këto shqetësime janë shtuar edhe pas paralajmërimeve të biznesmenit indian Subrata Roj për ndërtimin e kompleksit rekreativ luksoz në bregun e Liqenit të Ohrit./n.p/a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





