Transmetuar më 20-08-2013, 11:13

Klinikisht e vdekur për më se 40 minuta, zemra pushoi pavarësisht çdo tentative të mjekëve. Vanessa Tanasio, një grua 41 vjeçare australiane, kishte pësuar dy goditje në zemër brenda pak minutash, për herë të parë kur po çonte fëmijët në shkollë dhe për herë të dytë në spital, ku çdo tentativë për ta përmendur dështoi.

E pabesueshme, por pas 40 minutash gruaja u rikthye në jetë. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në spitalin Monash Heart të Melbourne, ku pacientja befasoi mjekët dhe të gjithë vendin, pas zgjimit të saj nga “vdekje” 42 minuta pasi mjekët e kishin deklaruar të vdekur pas dështimit të tentativave për ta përmendur.

Ekipi i mjekëve të drejtuar nga kirurgu Wally Ahmar, ndërhyn te Vanessa me një pajisje të njohur si CRP, ku nëpërmjet saj pas 30 minutash punë pareshtur nisi qarkullimi i gjakut në organet jetësore, përfshi edhe trurin.

Funksioni i makinës është që të mbajë në qarkullim gjakun, në rastet kur zemra ndal.

Një javë pas kapërcimit të situatës kritike Vanessa ende nuk beson çfarë i ka ndodhur teksa shprehet, “Jam e lumtur që jam ende mes fëmijëve të mi, mjekët dhe infermierët ishin të mrekullueshëm ashtu si dhe makineria që më ktheu në jetë, e vetmja në Australi”. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit