Transmetuar më 20-08-2013, 10:53

Durrës, 20 gusht 2013, NOA.al- Policia kufitare e portit të Durrësit ka bërë arrestimin në flagrancë të një të riu të cilit iu gjet lëndë narkotike me vete.

Siç raporton Noa.al Luan Ndoj me banim në Allias në Tiranë u ndalua nga blutë e portit, pasi gjatë kontrollit në makinën e tij u gjet 4.2 kilogramë heroinë.

Lënda narkotike u gjet në makinën me targa AA 291 HD, e cila ishte nisur për në Itali, në makinën e drejtuar nga Ndoj.

Lidhur me këtë rast u bë sekuestrimi i heroinës si dhe u prangos drejtuesi i mjetit, ndërsa materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë për veprën penal trafikim ndërkombëtar i lëndëve narkotike. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit