Transmetuar më 20-08-2013, 09:41

Princi William dhe bashkëshortja e tij Kate kanë shpërndarë fotografitë e para zyrtare të princit George i lindur në 22 korrikun e kaluar.

Fotografitë në fjalë u realizuan nga gjyshi nga mamaja, Michael Middleton, në fillim të muajit gusht në kopshtin e shtëpisë së tyre në fshatin anglez të  Bucklebury, në Londër.

Në këto fotografi larg pallatit mbretëror shikohet i vogli teksa qëndron qetësisht në krah të nënës së tij, ndërsa William buzëqesh pranë tyre.

Bashkë me ta janë edhe dy qen, njeri pranë princit William dhe tjetri i shtrirë pranë Kate. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit