

Mjekët australianë operuan me urgjencë një burrë i cili kishte futur në organin e tij gjenital një pirun metalik.
Ndërhyrja e pazakontë mjekësore ishte objekt i një artikulli të gjatë të rëndësishëm në një revistë profesionale dedikuar kirurgjisë.
Sipas artikullit 60 vjeçari u paraqit në ndihmën e shpejtë të spitalit të Cambera, me organin gjenital të larë në gjak, pasi kishte futur pirunin për të stimuluar kënaqësinë seksuale.
Në artikullin e publikuar në “International Journey of Surgery”, thuhej se burri kishte futur pirunin e gjatë rreth 10 cm, dymbëdhjetë orë më parë, por nuk arrinte më ta hiqte.
Mjekët u shprehën se ky ishte rasti i parë i kësaj natyre që trajtonin, duke e futur me urgjencë në kirurgji, duke përdorur lubrifikues dhe pinca të posaçme, ndërsa pacienti ndodhej në anestezi totale.
Në vijim thuhet se nëse burri nuk do ishte drejtuar në spital, do kishte rrezikuar edhe jetën. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





