

Përmet, 20 gusht 2013, NOA.al- Mëngjesin e sotëm policia private ka hyrë në godinën e Pallatit të Kulturës në Përmet, duke e shtënë në dorë sërish atë që për besimtarët ortodoks njihej si kisha e “Shën Mërisë”.
Policia private ka ndërhyrë në orët e para të mëngjesit pas largimit të besimtarëve ortodoks, duke marrë sërish nën kontroll objektin e konfliktit i cili ndodhet në qendër të qytetit dhe që nga ana e klerit ortodoks pretendohet se është vend i shenjtë dhe pronë e kishës.
Kujtojmë këtu se mesditën e djeshme një grup besimtarësh ortodoksë hynë forcërisht në Pallatin e Kulturës së Përmetit duke sulmuar rojet private dhe nisën të zhvillojnë meshën brenda saj.
Përplasja e nisur pak ditë më parë vjen si rrjedhojë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për t’ia kthyer këtë godinë Bashkisë së Përmetit.
Në vendimin e gjykatës thuhet se kisha duhet të largohet nga Pallati i Kulturës “Naim Frashëri” dhe zyra e Përmbarimit shkoi pak ditë më parë për të ekzekutuar këtë vendim ku dhe lindi konflikt. /a.y/noa.al/
Përmet, besimtarët ortodoksë mësyjnë në Pallatin e Kulturës
Ministria e Jashtme greke: Neveri për sulmet në Përmet dhe Gjirokastër
Mitropolia e Korçës: U dhunua kisha në Përmet, u lënduan ortodoksët
Sherr për godinën e kishës në Përmet, Mitropolia: U rrahën priftërinjtë
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





