



SHBA, 19 gusht 2013, NOA – Ata që janë të bindur se Facebook është një rrejt i sigurt komunikimi, tashmë do të kenë dyshime serioze. Një hacker ka arritur të thyej kodet e sigurisë së vet themeluesit të Facebook, Mark Zuckerberg.
Hackeri është një inxhinier elektronik nga Palestina i quajtur Khalil. Ai ka arritur të postoj komente në “wallin” e faqes zyrtare të Zuckerberg, pa qenë në listën e “miqve” të tij.
Khalil e ka bërë postimin në faqen e Zuckerberg, pasi ka pasur vet një problem të tillë më parë, ku njerëz që nuk i kishte në listën e miqve, bënin komente në faqen e tij. Pasi ka kërkuar ndihmën online të sigurisë në Facebook, Khalil sërish nuk ka marrë zgjidhje për problemin e tij.
Në këtë mënyrë ka vendosur që t’ja paraqesë shqetësimin vet “bosit” të Facebook duke postuar në të njëjtën mënyrë në faqen e tij. Khalil i shkruan Zuckerberg se e “shqetëson, pasi është i zhgënjyer nga siguria e Facebook dhe ekspertët që kujdesen për sulmet e hackerave”.
Pak minuta pasi ka bërë postimin në faqen e shefit të Facebook, Khalil ka marrë një mesazh nga inxhinierët e Facebook, të cilët e kanë ndihmuar për zgjidhjen e problemit. Por i kanë kujtuar se edhe ai ka shkelur rregullat e përdorimit të Facebook.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





