

Drejtori sportiv i Bayern Munchen Matthias Sammer nuk pranon justifikime për gjendjen fizike të skuadrës, madje kërkon gadishmëri nga futbollsitët që të jenë në gjendje të luajnë edhe dy herë në javë nëse do ti kërkohet.
Në këtë mënyrë Sammer kërkon më shumë nga skuadra pavarësisht nisjes perfekte të sezonit në Bundesligë.
Formacioni i drejtuar nga Pep Guardiola ka fituar 3-1 në sfidën hapëse të kampionatit ndaj Borussia Monchengladbach, që u pasua nga suksesi në shifrat minimale 1-0 në transfertën e Frankfurtit ndaj Eintracht.
Megjithatë ish futbollisti i kombëtares gjermane, tashmë në rolin e drejtorit sportiv tek bavarezët, kërkon një paraqitje më të mirë të futbollistëve në ndeshjet e ardhshme të kampionatit.
"Ne duhet të tregojmë se shumë shpejt do të jemi në gjendje të luajmë edhe dy ndeshje në javë.
Deri në këto momente janë vetëm dy futbollistë që kanë treguar se janë në gjendje të ruajnë këtë ritëm. Lojtarët duhet të bëjnë më shumë për të arritur formën maksimale. Ndaj Eintrachtit të Frankfurtit ishte e vështirë pasi ishte shumë nxehtë dhe fusha nuk ishte në kushte perfekte.
Por të gjitha këto nuk shërbejnë për t’u justifikuar".
Shumë shpejt Bayerni Mynihut do të ketë ngjeshje të kalendarit, pasi të premten e 30 Gushtit do të luajë finalen e superkupës së Evropës me Chelsean dhe për këtë arsye duke nisur nga kjo e shtunë deri në finalen e pragës, bavarezët do të luajnë dy ndeshje kampionati dhe një ndaj Londinezëve, transmeton Supersport.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





