

Champions League ka hyrë në fazën serioze të saj, pasi në fushë do të jenë skuadra nga më të mëdhatë e evropës, që me sharmin e tyre do ti japin shkëlqimin kompeticionit më madhështor për klube.
10 sfida të ndara në dy ditë, për të përcaktuar skuadrat që do të kalojnë në fazën e grupeve.
Pavarësisht ndonjë emri surprizë, në sfidat Play Off nuk mungojnë përballjet e mëdha. E tërë vëmendja është në përballjen PSV Eindhoven – Milan, dy skuadra që kanë provuar të mbretërojnë në Evropë duke triumfuar në këtë kompeticion.
Në Hollandë premtojnë për spektakël por dhe për kualifikim, kjo ndikuar ndoshta edhe nga momenti jo i mirë për italianët.
Kjo sfidë do të jetë dhe përsëritja e gjysmëfinales së championsit në 2005, me kuqezinjtë që kaluan në finale falë golit të Ambrosinit në Eindhoven.
Një tjetër sfidë interesante është edhe ajo midis Olimpik Lion – Real Sociedad. Francezët kanë krijuar një traditë në ajkën e futbollit evropian, ndërsa baskët ishin surpriza më e këndshme e la ligas në edicionin e kaluar.
Sociedad kthehet në Gerland për debutimin në Champions League, aty ku 10 vite më parë luajti ndeshjen e fundit evropiane.
Të mërkurën Fenerbahce – Arsenal do ti japin shkëlqim arenës së kampionëve, me londinezët që kërkojnë pjesëmarrjen e 16-të radhazi në fazën e grupeve të Champions.
Ndërkohë në Gelsenkirshen rikthehet Hub Stevens, që nën drejtimin e Paok kërkon të befasojë ish skuadrën e tij, transmeton Supersport.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





