Transmetuar më 19-08-2013, 13:10

Francisco Roman Alarcon Suarez, i njohur shkurt me emrin Isko, realizoi golin e parë me kokë në karrierën e tij, në debutimin zyrtar me Realin e Madridit ndaj Realit Betisit në javën e parë të Primera Divizion.

Një gol vendimtar që i dha tri pikë skuadrës merneges dhe që nxiti publikun në "Santiago Bernabeu" të thërriste në kor emrin e ish-mesfushorit të Malagas.

Isco: "Jam shumë i kënaqur për ndeshjen time të parë në kampionat dhe sigurisht për fitoren në Bernabeu që është më e rëndësishme.

Nuk kisha shënuar kurrë më parë me kokë, por më shumë më gëzojnë tre pikët e fituara nga skuadra".

Një deklaratë plot modesti kjo e 21-vjeçarit, që nuk harron të kujtojë se "Los Blankos" duhet të përmirësohen më shumë për të arritur objektivat sezonalë.

"Është një ndjenjë unikale krenarie. Shpresoj të vijoj kështu, të kem mbështetjen e tifozëve, duke fituar shumë gjëra me Realin e Madridit.

Duhet të punojmë shumë, sepse kemi nevojë të përmirësohemi në shumë aspekte, në këtë fillim sezoni.

Është e rëndësishme që të jemi të bashkuar për të arritur objektivat tona".

Talenti spanjoll mori përgëzimet e të gjithë shokëve të skuadrës në dhomat e zhveshjes, ndërsa Krsitiano Ronaldo rezervoi këtë koment për të:

Cristiano Ronaldo: I ekzekuton goditjet e lira më mirë se unë. Është një lojtar i jashtëzakonshëm. Është shumë e lehtë të luash përkrah tij.

Një çështje e hapur në kampin madrilen mbetet ajo e Iker Kasillas, i cili u la në stol nga Karlo Ançeloti, pasi 52-vjecari aktivizoi titullar Diego Lopezin.

Qëndrimi i italianit është në vazhdimësi të vendimeve të Zhoze Mourinjos, që gjatë fazës së dytë të sezonit të kaluar ia besoi portën portierit të dytë.

I pyetur për këtë zgjedhje, Anceloti sqaroi shkurt se për këtë ndeshje portier i parë ishte Lopez, ndërsa në takimin e radhës duhet ta mendojë sërish se cilin do të rreshtojë në 11-shen titullare, transmeton Supersport.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit