

Telefoni më i hollë në botë i krijuar nga firma kineze Umeox x5 fillimisht ishte paralajmëruar në qershor të këtij viti, dhe tani është shpallur se do të prezantohet zyrtarisht në panairin e madh të elektronikës në Berlin, muajin e ardhshëm.
Ende nuk dihet shumë për modelin e ri të telefonint Umeox x5 përveç faktit se ekrani i tij është me diagonale prej 5.3 inç, çipin e MediaTek dhe përmasat tejet të holla të cilat mësohet se janë vetëm 5.6mm.
Umeox 5x tejkalon edhe modelin më të hollë të telefonit me 6mm, atë të Huawei – Ascend P6 dhe modelin e ri Vivo X3, i cili do të publikohet muajin e ardhshëm.
Mediat e specializuara ndërkombëtare për lajmet HiTech sugjerojnë se kamera e përparme e Umeox 5x do të jetë me 5 mega-piksel, ndërsa ajo e pasme me 8 mega-piksel, bashkë me Android 4.2.2 Jelly Bean.
Përkundër të gjitha detajeve të publikuara për këtë model, ende nuk dihet se cili do të jetë çmimi i Umeox 5x.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





